Gjykata Penale në Shkup ka pranuar aktakuzën kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë

Gjykata Penale në Shkup ka pranuar aktakuzën kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehad Nuhiu, të cilët akuzohen për abuzime të rënda, mashtrim dhe përvetësim në shërbim në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Sipas aktakuzës, me prokurime të paligjshme dhe tenderë fiktivë për ilaçe, ata e dëmtuan shtetin me gati 36 milionë euro. Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, drejtorë mjekësorë dhe organizativë, kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” duke tejkaluar kufijtë e autoritetit të tyre zyrtar dhe duke mos e kryer detyrën e tyre zyrtare në procedurat për furnizimin e barnave, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit, Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, Statutin e Klinikës, Ligjin për Buxhetet dhe Ligjin për Furnizime Publike.

Me këto veprime, ata kanë përfituar dobi të konsiderueshme materiale për një tjetër dhe kanë shkaktuar dëme në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një shumë totale prej mbi 2.2 miliardë denarësh. Aktakuza e dytë në rastin “Onkologji” ka të bëjë me katër mjekë, përfshirë ish-drejtorin e Klinikës, Vasev. Ai, së bashku me një mjek tjetër, akuzohet për krime të rënda kundër shëndetit të njeriut dhe trajtim të papërshtatshëm, në të cilat ka aplikuar terapi të papërshtatshme tek 29 pacientë në kundërshtim me udhëzimet e onkologjisë. Gjykimi për këtë rast është caktuar për më 5 shtator./Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button