Gjykata lë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO), ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në GJKKO u zhvillua sot seanca për çështjen ndaj ish-presidentit Meta, i cili ndodhet në paraburgim, pasi avokatët e tij kishin kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.

Në një deklaratë për mediat pas seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurisë.

Cakrani u shpreh se në seancë ishte i pranishëm edhe ish-presidenti Meta

– Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për kontrata lobimi në SHBA”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

– Karriera politike e Metës

Ilir Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Gjatë periudhës nëntor 1999-shkurt 2002 ka qenë kryeministër i Shqipërisë. Nga shtatori 2013 deri në prill 2017, ai ka mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në periudhën korrik 2017- korrik 2022, Meta ka qenë president i Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Meta ka mbajtur dhe disa poste ministrore në disa qeveri të Shqipërisë si dhe ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button