Gjykata Kushtetuese: Shfuqizohet grafa etnike në certifikatat e lindjes

Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim me të cilin do të hiqet detyrimi për të shënuar përkatësinë etnike të qytetarëve në certifikatën e lindjes. Pas një kohë të gjatë diskutimesh dhe seancash të shumta, Gjykata përfundimisht vendosi të hiqet grafa e “nacionalitetit” në Ligjin për Evidencë Amë, raporton Alfax.

Sipas gjykatës, deklarimi i nacionalitetit nuk është i obligueshëm, por një mundësi (informacion jo i detyrueshëm) me anë të së cilës qytetarëve u mundësohet e drejta për të deklaruar nacionalitetin e tyre. Pra qytetarët që duan, kanë të drejtën  për të shprehur ose jo përkatësinë kombëtare, shpjegon gjykata, raporton Alfax.

Gjykata Kushtetuese e ka marrë vendim pas iniciativës së dorëzuar nga partia “E Majta”.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button