Gjykata izraelite zgjat paraburgimin e ish-drejtorit të spitalit në Gaza, njofton qendra për të drejtat e njeriut

Qendra palestineze “Al Mezan” për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se Gjykata e Beershebës në Izrael ka mbajtur një seancë për shqyrtimin e zgjatjes së paraburgimit të ish-drejtorit të Spitalit “Kamal Adwan”, Hussam Abu Safiya, i cili mori pjesë në seancë përmes videokonference.
Sipas qendrës, gjatë seancës gjykata vendosi ta zgjasë paraburgimin e tij me gjashtë muaj të tjerë, në bazë të Ligjit izraelit për Luftëtarët e Paligjshëm.
Në njoftim shtohet se një avokat nga “Al Mezan” ka paraqitur ankesë kundër “paligjshmërisë së ndalimit të tij, duke pasur parasysh mungesën e provave për ta dënuar”.
Abu Safiya mbahet në paraburgim izraelit pa akuzë apo gjyq që nga dhjetori i vitit të kaluar.



