Gjykata e Vatikanit dënon ish-këshilltarin e Papës me 5 vite e gjysëm burg për krime financiare

Një gjykatë e Vatikanit dënoi kardinalin italian Angelo Becciu, ish-këshilltar i Papa Françeskut, me pesë vjet e gjysmë burg për krime financiare. Becciu, 75 vjeç, është zyrtari më i lartë i Vatikanit që u përball me akuza të tilla dhe dikur shihej si një pretendent për Papë. Mediat e huaja raportojnë se gjyqi u përqëndrua në një marrëveshje pronësie në Londër që përfundoi me humbje të mëdha për Kishën Katolike.

Ai mohoi me forcë akuzat për përvetësim dhe shpërdorim detyre. Avokati i kardinalit Beçiu tha se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe do të bënte një apel. Ai ishte në gjyq me nëntë të pandehur të tjerë. Të gjithë u dënuan për disa akuza dhe u shpallën të pafajshëm për të tjerat. Gjyqi nxorri në pah grindjet e brendshme dhe intrigat në gradat më të larta të Vatikanit dhe zgjati dy vjet e gjysmë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button