Gjykata amerikane bllokon tarifat e Trump: Ky është një abuzim me pushtetin!

Administrata Trump apeloi të mërkurën një vendim të një gjykate federale të specializuar në tregtinë ndërkombëtare që bllokon zbatimin e tarifave doganore “hakmarrëse” të vendosura nga presidenti republikan përmes urdhrave ekzekutivë për pothuajse të gjitha produktet e importuara në Shtetet e Bashkuara.
Por gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare, një gjykatë federale me seli në Nju Jork dhe kompetencë në çështjet e tregtisë së jashtme dhe doganave, ka anuluar të ashtuquajturat tarifa “reciproke” të vendosura nga administrata, duke i shpallur të paligjshme.
Pas vendimit të gjykatës Shtëpia e Bardhë sulmoi “gjyqtarët e pazgjedhur” të cilët, sipas tyre, nuk kanë të drejtë të vendosin se si të merren me një emergjencë kombëtare
“Presidenti Trump është betuar ta vërë Amerikën në plan të parë dhe administrata është e vendosur të përdorë të gjitha levat e pushtetit ekzekutiv për të adresuar krizën dhe për të rikthyer madhështinë e Amerikës”, tha zëdhënësi Kush Desai në një deklaratë.
Çfarë thotë vendimi?
Një gjykatë amerikane e specializuar në çështjet e tregtisë ndërkombëtare ka rrëzuar, në një vendim të bërë publik dje, të mërkurën, zbatimin e tarifave doganore “hakmarrëse” prej të paktën 10% që Trump dëshironte dhe që tashmë janë vendosur për të gjitha produktet nga vendet e huaja të importuara në SHBA. Gjykata agumenton se vetëm Kongresi ka fuqinë për të marrë vendime për marrjen e masave të tilla.
Sipas gjyqtarëve , urdhrat ekzekutivë të 2 prillit, të cilët vendosën tarifa prej të paktën 10% për të gjitha produktet e importuara dhe deri në 50% në varësi të vendit të origjinës, tejkalojnë kompetencat e dhëna presidentit sipas ligjit IEEPA për të rregulluar importet përmes përdorimit të tarifave doganore.
Ligji IEEPA i lejon presidentit të vendosë për masat e nevojshme ekonomike ose të vendosë sanksione ekonomike për të adresuar një kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë.