Gjorgjievski: Trotuaret nuk janë parkingje dhe nuk do të lejojmë më të trajtohen kështu

Qyteti i Shkupit aktualisht po zhvillon aktivitete paralele në disa lokacione në të gjithë territorin e qytetit.
Ekipet e Qytetit ndërhyjnë me asfalt të ftohtë për mbylljen e gropave në bulevarde dhe rrugë – ndërhyrje të shpejta që janë të domosdoshme për shkak të kushteve dimërore.
Kryetari Orce Gjorgjievski njofton se në pranverë, kur kushtet atmosferike do ta lejojnë, planifikohet rinovimi i plotë dhe i thelluar i karrexhatave.
Paralelisht me asfaltimin, po lirohen trotuaret për këmbësorët përmes vendosjes së shtyllave mbrojtëse.
“Trotuaret nuk janë parkingje dhe nuk do të lejojmë më të trajtohen kështu”, theksojnë nga Qyteti.
Në zonën qendrore të qytetit dhe në vende të tjera ku është e nevojshme po vendoset pajisje e re urbane, me synim sjelljen e rregullit, funksionalitetit dhe një pamjeje dinjitoze të hapësirës publike.
“Këto ndërhyrje të vazhdueshme janë vetëm hyrje për projektet e mëdha që pasojnë. Po ndërtojmë hap pas hapi, me vizion të qartë dhe vendosmëri për t’i kthyer Shkupit vendin që meriton”, deklaroi Gjorgjievski.



