Gjorgjievski paralajmëroi një fazë të re në zhvillimin e transportit publik

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi një fazë të re në zhvillimin e transportit publik, me fokus në rinovimin e flotës, zgjerimin e rrjetit dhe zbatimin e projektit të shumë përfolur BRT apo transport i shpejtë me autobusë.

Ai në intervistën për Radio Evropa e Lirë tha se qyteti tashmë ka siguruar 100 autobus të rinj, ndërsa përmes projektit BRT do të sigurohen edhe të paktën 30 autobus shtesë, duke krijuar bazë për një sistem më funksional dhe më të besueshëm të transportit urban.

“Besoj se diku në gjysmën e dytë të këtij viti kalendarik do të fillojmë tenderimin për atë procedurë. Është një projekt serioz për qytetin e Shkupit që në përgjithësi do ti zgjidhë këto bllokime të trafikut që kemi, të cilat lidhen me funksionimin e autobusëve në linjat aktuale në qytetin e Shkupit. Nga ana tjetër, siç e dini, ne po sigurojmë më shumë se 30 autobusë të rinj përmes këtij projekti. Që do të thotë se, besoj, diku në fillim të vitit të ardhshëm kalendarik më së voni, do të fillojmë aktivitetet e ndërtimit dhe do të fillojmë punën në terren,” deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button