Gjobiten 117 shoferë, kishin tejkaluar shpejtësinë e lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Janë sanksionuar 117 drejtues mjetesh, raporton Alfax.
Prej tyre, shtatë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 38 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 79 jashtë vendbanimit, njofton MPB.
Janë dënuar edhe 30 motoçiklistë.
Prej tyre, nëntë kanë drejtuar një motoçikletë pa patentë shofer, një motoçikletë nuk ishte e regjistruar, 19 masa janë marrë për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse dhe një motoçikletë është konfiskuar përkohësisht për shkak të defektit teknik. Numri më i madh i sanksioneve janë shqiptuar në territorin e Kumanovës – 9, pastaj në territorin e Velesit – 7, Tetovës – 5.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ndërsa policia u bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.Alfax.



