GJNP pranon 64 dosje për arrestimin e zyrtarëve të lartë izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se ka pranuar 64 dosje nga shtete, organizata dhe persona për të ndërhyrë në kërkesat e prokurorit Karim Khan për të lëshuar urdhër-arreste për zyrtarët e lartë të Izraelit dhe Hamasit, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

SHBA, Gjermania, Palestina, Norvegjia, Irlanda, Republika Çeke, Spanja, Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut, Bangladeshi, Bolivia, Kolumbia, Kili dhe Meksika (së bashku), Unioni i Komoros, Republika Demokratike e Kongos dhe Xhibuti ishin ndër shtetet, dosjet e të cilave janë pranuar.

U pranuan kërkesa edhe nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Liga Arabe, figura pro-izraelite, duke përfshirë senatorin amerikan Lindsey Graham dhe akademikë hebrenj. /trtworld/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button