GJKKO shpall vendimin, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie

GJKKO ka konfirmuar masën e kërkuar nga SPAK, duke caktuar ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. Me këtë masë, Berisha i lejohet të komunikojë vetëm me personat që bashkëjeton në shtëpi.

Ndërkohë, Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button