GjKKO rrëzon ankimimin e Ilir Metës

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të mos pranojë ankimimin e bërë nga ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke lënë kështu në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sipas burimeve për A2 CNN, trupi gjykues i Apelit të GjKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Metës për lirimin e tij, çka do të thotë se ish-kreu i shtetit do të vazhdojë të mbahet në paraburgim në burgun 313.
Meta kishte ankimuar vendimin e datës 13 gusht, kur gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, e konsideroi të pabazuar kërkesën e tij për t’u liruar nga qelia.
Me këtë vendim të Apelit, Ilir Meta mbetet në burg ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).