Gjikuria: Unë jam fituesi i garës në Himarë. Tavoja i mirëpritur të punojë për mua

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Petro Gjikuria, shprehu të dielën bindjen se do të jetë ai fituesi i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.

Gjikuria u kandidua nga opozita për të marrë drejtimin e bashkisë jugore, të cilën e falënderoi për mbështetjen, si edhe banorët e Himarës.

“Himariotët e dhanë verdiktin e tyre. Himariotët folën. Tani na ka ngelur të numërojmë kutitë. Asnjëri s’do t’i prekë, sepse janë kutitë ku himariotët votuan për djalin që do të jetë nesër kryetar i bashkisë.

Në këtë fushatë kishte zbritur gjithë administrata shtetërore, e cila me presion dhe kërcënime ka frikësuar një pjesë të himariotëve. Ka nga ata që nuk u trembën, por erdhën dhe treguan veten e tyre. Pjesëmarrja ishte më e lartë, pothuajse 10 për qind. Kjo tregon se himariotët nuk e ulin kokën: sa më shumë presion u bën, aq më shumë revoltohen,” deklaroi z. Gjikuria.

Ai tha se do e pranojë verdiktin e qytetarëve, pasi tek “sytë e tyre gjatë fushatës panë diçka që u ka munguar për 12 vjet”.

“Unë do jem fitues. Tavoja po të dojë të punojë për mua është i mirëpritur. Unë jam fituesi i kësaj gare.

Edhe në Amerikë jam marrë me fushata të ndryshme, ndërsa këtu punova për njerëzit e mi. Ishte pak më e kënaqshme me gjithë presionet. Ishte diçka e veçantë që do më ngelet në memorie,” u shpreh z. Gjikuria.

/rtsh.al/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button