Gjiganti gjerman i prodhimit të pjesëve automobilistike në krizë të madhe

Një nga prodhuesit më të mëdhenj të pjesëve për industrinë automobilistike, Webasto, është në një krizë të madhe.
Webasto, ndër të tjera, prodhon sisteme klimatizimi dhe ngrohjeje, si dhe xhama panoramikë për çati që montohen në shumë makina të reja.
Kompania është themeluar në vitin 1901 dhe bashkëpunon me shumë prodhues të mëdhenj veturash, përfshirë BMW, Audi, Mercedes-Benz dhe Volkswagen.
Por vjeshtën e kaluar, Webasto u përball me një krizë serioze, me borxhe që arrinin në një miliard euro. Kompania pësoi humbje të mëdha në biznesin me pajisje për karikimin e makinave elektrike.
Megjithatë, duket se do të shpëtohet. Pas negociatave të gjata, paketa e shpëtimit është finalizuar. Kompania do të marrë dy miliardë euro financim të ri nga bankat dhe pronarët, raporton Handelsblatt.
Tani, 15 mijë punonjës më në fund mund të marrin frymë lirisht. Negociatat zgjatën shumë më tepër sesa kishte shpresuar drejtoria e Webasto-s, dhe bisedimet e vështira me Volkswagenin ishin thuajse një nga arsyet.
Volkswagen është një nga blerësit më të mëdhenj, dhe shitjet më të dobëta në Kinë çuan në uljen e furnizimeve nga furnitorët. Webasto ka fabrika në Meksikë, Kinë dhe Gjermani.



