Gjermania u paguan 25 milionë euro të mbijetuarve të Holokaustit në Izrael

Gjermania thotë se po siguron 25 milionë euro (27 milionë dollarë) për të mbijetuarit e Holokaustit në Izrael për t’i ndihmuar ata të përballen me ndikimin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor dhe luftën pasuese në Gaza, shkruan Al Jazeera.

Secili prej 113,000 të mbijetuarve hebrenj në Izrael do të marrë një pagesë të njëhershme prej 220 eurosh (236 dollarë), sipas Konferencës së Kërkesave, një organizatë që kërkon dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit dhe që ka punuar me qeverinë gjermane për këtë skemë.⁠

“Shumë të mbijetuar të Holokaustit u goditën veçanërisht rëndë nga sulmet e Hamasit,” tha një zëdhënëse e Ministrisë së Financave gjermane, duke treguar humbjen e shtëpive ose sistemeve mbështetëse në formën e kujdesit.

Me fondet shtesë po synojnë t’i ndihmonjnë ata “në këtë situatë të frikshme lufte”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button