Gjermania kundër zgjatjes së luftës me Iranin, kërkon bisedime diplomatike

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi sot për rreziqet e një lufte të zgjatur me Iranin dhe bëri thirrje për bisedime diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në Mynih, Merz tha se qeveria e tij e ndan synimin e SHBA-së dhe Izraelit për t’i dhënë fund programeve bërthamore dhe balistike të Iranit, por theksoi rreziqet në rritje teksa luftimet vazhdojnë dhe zgjerohen.

“Një luftë pa fund nuk është në interesin tonë. E njëjta gjë vlen edhe për një kolaps të shtetësisë iraniane ose konflikte me përfaqësues në territorin iranian”, tha Merz duke shtuar se “Skenarë të tillë mund të kenë pasoja me shtrirje të gjerë për Evropën, përfshirë për sigurinë, furnizimin me energji dhe migracionin”.

Lideri konservator tha se Gjermania ka nisur të punojë me partnerë evropianë dhe rajonalë për të zhvilluar një qasje të përbashkët për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të vendosur kornizë paqeje për Lindjen e Mesme.

“Parimi udhëheqës duhet të jetë një rend paqeje rajonale që garanton sigurinë dhe ekzistencën e të gjitha shteteve, përfshirë Izraelin dhe shtetet e Gjirit”, tha Merz i cili shtoi se “Konflikti rajonal duhet të përfundojë. Një proces politik dialogu dhe ndërtimi të besimit në rajon duhet të fillojë pas përfundimit të armiqësive”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button