Gjermania fiton ndaj Danimarkës, “Panzerat” në çerekfinalen e Europianit

Gjermania në çerekfinale të Europianit. “Panzerat” mposhtën 3-0 Danimarkën në “SIgnal Iduna Park” e tashmë presin takimin Spanjë – Gjeorgji për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Një ndeshje e vendosur nga sistemi VAR, që brenda pak çastesh mori dy vendime shumë të rëndësishme: i anuloi golin Danimarkës për pozicion jashtë loje për punë centimetrash (maja e këpucës) dhe i akordoi penallti Gjermanisë për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi danez, devijim që vetëm teknologjia mund ta dallonte.

E shënoi golin e parë për vendësit Kai Havertz me penallti, ndërsa të dytin e realizoi Musiala, pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja.

Një eliminim plot keqardhje për Danimarkën, që e dënuan dy episode të zgjithura nga sistemi VAR.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button