Gjermania dërgon një delegacion në Damask për të biseduar me administratën e përkohshme siriane

Gjermania ka dërguar një delegacion diplomatik në Damask për të zhvilluar bisedimet e para të drejtpërdrejta me administratën e re të përkohshme siriane, raporton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme gjermane për AA thuhet se diplomatët gjermanë do të zhvillojnë sot takimin e tyre të parë me përfaqësuesit e qeverisë së tranzicionit të emëruar nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Gjatë takimeve do të diskutohet për “një proces gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe mbrojtjen e pakicave në Siri”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se do të shqyrtohen mundësitë për praninë diplomatike të Gjermanisë në Damask.

Në deklaratë vihet në dukje se delegacioni gjerman gjithashtu planifikon të zhvillojë takime me përfaqësues të shoqërisë civile siriane dhe komuniteteve të krishtera.

Më tej transmetohet se aktivitetet e HTS-së dhe qeverisë së caktuar tranzitore monitorohen nga afër dhe se mund të thuhet që deri tani kanë vepruar me maturi dhe se Gjermania do të vlerësojë me partnerët e saj ndërkombëtarë, administratën e përkohshme siriane sipas veprimeve të saj.

Gjermania ka pranuar rreth 1 milion refugjatë sirianë të cilët u larguan nga vendi i tyre që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011 e deri më tani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button