Gjermania, avokate e gjenocidit: Mbron Izraelin nga sansksionet e BE-së

Si gjithmonë, Gjermania edhe një herë e dëshmon përkushtimin e saj ndaj Izraelit dhe gjenocidit që ky i fundit po kryen në Gaza. Pavarësisht se Izraeli ka vrarë mbi 63 mijë palestinezë në fushatën gjenocidale gati dy vjeçare, dhe ka uritur gjithë popullsinë 2 milionëshe të Gazës, Gjermania, nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimi i hekurt në mbështetje të gjenocidit dhe shtetit gjenocidal, Izraelit.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul bëri të ditur se vendi i tij nuk do të mbështesë sanksionet e propozuara nga Komisioni Evropian ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Ai shtoi se ndalimi i bashkëpunimit kërkimor në kuadër të Horizon Europe nuk do të kishte “asnjë ndikim real” mbi vendimet ushtarake ose politike të Izraelit.

Plani i BE-së do të bllokonte pjesëmarrjen e Izraelit në projektet e financuara nga Këshilli Evropian i Inovacionit.

Shumica e shteteve kryesore të BE-së mbështesin sanksionet, ndërsa Gjermania dhe Italia nuk pajtohen.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pranoi: “Nuk jam shumë optimiste… madje edhe ky propozim i butë nuk ka shumicën. Ai dërgon mesazhin se ne jemi të përçarë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button