Gjermani, pezullohen futurimet në aeroportin e Mynihut për shkak të dronëve

Kontrolli gjerman i trafikut ajror (DFS) ka pezulluar të gjitha fluturimet në Aeroportin e Mynihut mbrëmë vonë pas pamjeve të shumta të dronëve që ngritën shqetësime për sigurinë, transmeton Anadolu.
Aeroporti njoftoi se ndërprerja pezulloi 17 fluturime në nisje dhe çoi në devijimin e 15 fluturimeve për në Stuttgart, Nuremberg, Vjenë dhe Frankfurt, duke prekur pothuajse 3 mijë pasagjerë.
Aeroporti theksoi se siguria e udhëtarëve është “prioriteti kryesor” kur shihen dronë, duke theksuar se janë vendosur zinxhirë raportimi të vendosur midis kontrollit të trafikut ajror, aeroportit dhe policisë.
“Është e rëndësishme të theksohet se zbulimi dhe mbrojtja kundër dronëve janë detyra sovrane dhe janë përgjegjësi e policisë federale dhe shtetërore”, tha ai.
Aeroporti, në bashkëpunim me linjat ajrore, i akomodoi shpejt pasagjerët në terminale, duke ofruar shtretër kampingu, batanije, pije dhe ushqime të lehta.
Incidenti vjen pasi shumë shtete të BE-së, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Letoninë, Estoninë dhe Danimarkën, së fundmi kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore ose ndërprerje nga dronë, disa prej të cilëve thuhet se janë me origjinë ruse.
Rusia ka mohuar përfshirjen në serinë e incidenteve me dronë.