Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në Kavadar, Prokuroria: Dyshohet për vrasje

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarcit ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në një shtëpi ku është gjetur trupi i pajetë i një burri 42-vjeçar.

Trupi është gjetur i mbuluar me dhe dhe sende të tjera në ambientet ndihmëse të shtëpisë, gjë që fillimisht ngre dyshime të forta se vdekja është rezultat i një vepre penale.

Familjarët kanë tentuar për disa ditë ta lokalizojnë të ndjerin, i cili jetonte i vetëm.

Për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, prokurori ka lëshuar urdhër për autopsi të trupit të pajetë. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë dhënë gjithashtu urdhra dhe udhëzime për zbulimin e autorit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button