Gjendet një trup njeriu i djegur në një stallë pranë Stacionit Hekurudhor “Gjorçe Petrov”

Gjendet një trup njeriu i djegur në një stallë pranë Stacionit Hekurudhor “Gjorçe Petrov”
Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 18:00, në SPB Shkup është paraqitur se ka shpërthyer zjarr në bar të thatë pranë urës mbi lumin Lepencë, pranë Stacionit Hekurudhor Gjorçe Petrov, i cili është përhapur dhe ka përfshirë disa dhoma ndihmëse dhe stalla me kafshë shtëpiake.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga dhomat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur të kafshëve.