Gjendet një trup i pajetë në rrugët e Velesit

Një person i vdekur është gjetur në rrugë në Veles, njoftojnë nga MPB.
Sipas informacioneve, në rrugën “Ilindenska” mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit T.G i lindur në vitin 1970.
Sipas Policisë së Velesit, në ora 10:00 kanë marrë njoftim nga Urgjenca Mjekësore për një mashkull në afërsi të Nov Mostit, pas së cilës ekipi i tyre ka shkuar për këqyrje të vendit të ngjarjes.
Urgjenca mjekësore njoftoi se në orën 09:50 kanë marrë një telefonatë nga qytetarët për një person pa ndjenja pranë Agjencisë së Punësimit.



