Gjatë pushimit dimëror 130 nxënës kanë ikur nga Kumanova jashtë shtetit

Shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës në gjysmën e dytë të vitit kanë mbetur pa 131 nxënës në krahasim me ata të regjistruar në fillim të vitit. Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kumanovës, numri i nxënësve të ç’regjistruar në shkollat fillore është më i madh në krahasim me shkollat e mesme.
“Në katër shkolla të mesme në vitin shkollor 2023/24 janë regjistruar 3596 dhe janë ç’regjistruar gjithsej 29 nxënës. Ndërsa në shkollat fillore numri është më i lartë dhe nga gjithsej 9296 nxënës të regjistruar 102 nxënës janë ç’regjistruar. Këto të dhëna tregojnë se trendi i emigrimit vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor”, thotë Aleksandar Jovanoviq, shef i Departamentit të Arsimit në komunë.
Ai thotë se nga ato që kanë ikur ka nga të gjithë nacionalitetet, sepse familjet janë shpërngulur ose janë duke u shpërngulur në vendet e Evropës Perëndimore dhe një numër më i vogël shkojnë në qytete të tjera të vendit. Braktisja më e madhe është nga shkollat më të mëdha në qytet.
Në fund të vitit të kaluar shkollor nga shkollat e Kumanovës janë larguar 397 nxënës, dy herë më shumë se në gjysmën e parë të vitit kur janë larguar rreth 150.Sakamdakazam