Gjashtë vatra zjarri aktive në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë vatra zjarri po vazhdojnë të jenë aktive në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë autoritetet përkatëse, transmeton Anadolu.

Në faqen e Qendrës së Menaxhimit të Krizave, sipas të dhënave deri në orën 18:00, thuhet se zjarre aktive po vazhdojnë në Komunën e Çuçer Sandevës, midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer, ku digjet bimësi e ulët dhe pyll i përzier, dhe për shkak të vështirësisë së terrenit, po përdoret mbështetje ajrore për ndërhyrje.

Zjarri po vazhdon po ashtu në fshatin Inxhikovë në komunën e Gazi Babës, në fshatin Beshishtë në Prilep, në fshatin Creshnevë në Makedonski Brod, në Komunën e Çashkës, si dhe në fshatin Gërçishtë në Vallandovë.

Qendra e Menaxhimit të Krizave tha po ashtu se ekipet përkatëse kanë shuar dhjetë zjarre në mbarë vendin dhe kanë lokalizuar një tjetër.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni i Ballkanit, ditëve të fundit është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, ndërsa autoritetet kanë vendosur ndalesë të qarkullimit nëpër pyje për shkak të rrezikut nga zjarret.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button