Gideon Levy: E paprecedentë, dërhyrja e Trumpit në sistemin ligjor të Izraelit

Gideon Levy, autor izraelit dhe kolumnist i gazetës Haaretz, ka shprehur shqetësimin e tij për ndërhyrjen “të pabesueshme” të presidentit amerikan Donald Trump në gjyqin për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Trump vërtet u rekrutua, ose Netanyahu e rekrutoi atë, për ta ndihmuar të anulojë [akuzat]. Kjo është me të vërtetë e paprecedentë dhe nuk ka tjetër shpjegim veçse të habitesh,” tha Levy për Al Jazeera.

“Që presidenti i Shteteve të Bashkuara guxon të ndërhyjë në një procedurë ligjore në një shtet tjetër – këtë nuk e kemi parë kurrë më parë.”

Gjatë fundjavës, Trump nisi një sulm të ashpër ndaj prokurorëve izraelitë për shkak të gjyqit të vazhdueshëm ndaj Netanyahut për korrupsion, duke e quajtur atë “çmenduri” dhe duke e lidhur mbështetjen financiare të Uashingtonit me zhvillimin e procesit gjyqësor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë miliarda dollarë në vit… për të mbrojtur dhe mbështetur Izraelin. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë kësaj,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button