Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar homologen e saj në Kanada, Melanie Joly, të cilën e falënderoi për mbështetjen që vendi i saj ia ka dhënë vendit tonë.
Në komunikatën e MPJD-së thuhet se Gërvalla e ka njoftuar Jolyn për situatën politike në vend, atë të sigurisë, duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, që siç i tha Gërvalla sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat”, thuhet në njoftim.
Në shënim të 25-vjetorit të pranimit të refugjatëve nga Kosova dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, me qëllim të fuqizimit të miqësisë dhe përparimit të projekteve me interes të përbashkët, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite zyrtare në Kanada ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Mélanie Joly.
Gjatë këtij takimi, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, pasi e falënderoi për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e saj, ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë duke theksuar veprimet destabilizuese të Serbisë, e cila sot përbën një rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore.
Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat.
Në fund të takimit, mGërvalla i dhuroi ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën.



