Gejndet trupi i pajetë i një gruaje në një gropë në afërsi të fshatit Negotinë të Gostivarit

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore e Gostivarit gjatë natës ka kryer ekspertizë në territorin e fshatit Negotinë të Gostivarit, ku është gjetur trupi i një personi të vdekur ende të paidentifikuar, i cili ishte i varrosur në një gropë.
Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për një grua e cila më parë ishte raportuar si e zhdukur dhe për të cilën kishte indicie se ishte privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria, prokurori publik ka urdhëruar obduksionin dhe identifikimin e viktimës, si dhe sigurimin e gjurmëve nga vendngjarja.
Gjatë natës janë ndërmarrë disa veprime hetimore, pas të cilave për një person të dyshuar është caktuar masa e paraburgimit të shkurtër prej 48 orësh për sigurimin e provave, ndërsa një person tjetër është ndaluar dhe ndaj tij po kryhen verifikime.
Me urdhër të prokurorit publik po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rastit.



