Gazi rus, kryeministri sllovak ‘kërcënon’ Zelenskyn: Do të ketë shumë tensione nëse…
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico kërcënoi homologun e tij ukrainas për gazin natyror.
I njohur si euroskeptik dhe kritik i mbështetjes europiane për Ukrainën, Fico u shpreh se nëse Volodymyr Zelensky zbaton angazhimin e tij dhe ndalon çdo transport të gazit rus nga tubacionet që kalojnë nga Ukraina në Evropë, atëherë “do të ketë tension të madh”.
Në një postim në rrjetet sociale, Fico thekson se “nuk e kuptoj pse solidariteti duhet të jetë i njëanshëm. Mbështetja e Evropës për Ukrainën nuk justifikon qëndrimin e Kievit për çështjen shumë serioze të energjisë.”
Euroskeptiku Ficho pak kohë më parë u plagos nga një shkrimtar 71-vjeçar, i cili pretendonte se kishte qëlluar kryeministrin e vendit për shkak të rezistencës së tij të ashpër dhe kundërshtimeve për të mbështetur Ukrainën. Fico u shtrua në spital për një kohë të gjatë në gjendje kritike.