Gazeta britanike The Guardian: Të akuzosh Netanyahun për krime lufte, është turp i pafalshëm

Gazeta britanike The Guardian në një artikull të posaçëm ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale pèr urdhër arrestin ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Të akuzosh Netanyahun për kryerjen e krimeve të luftës do të jetë një turp që nuk do të zgjidhet kurrë“, ka shkruar gazeta duke shtuar se ky vendim i GJNP-së është një tronditje në skenën juridike botërore.

“Kjo është hera e parë që një aleat perëndimor nga një “vend modern demokratik” akuzohet për krime nga një organ global“, shkruan e famshmja britanike The Guardian.

Sipas kësaj gazete, akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit mund të bëhen më të ashpra me kalimin e kohës, duke reduktuar zonën e botës ende të hapur për ta.

Gazeta britanike vlerëson se kundër këtij vendimi Shtetet e Bashkuara do të reagojnë dhunshëm, siç shprehen: “në kurriz të besueshmërisë së tyre ndërkombëtare dhe pretendimeve të mbetura për të mbrojtur drejtësinë globale.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button