Gaza, në një varr masiv gjenden trupat e 30 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite

Në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e 30 palestinezëve të tjerë të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe të cilët u varrosën në varre masive për shkak të rrethimit, raporton Anadolu.
Ekipet e Mbrojtjes Civile njoftuan se kanë gjetur trupat e 30 palestinezëve në një varr masiv në zonën Al-Alami në afërsi të spitalit “Kamal Adwan” dhe se trupat e nxjerrë nga varri masiv do të rivarrosen pas identifikimit.
Nuk janë identifikuar ende 16 trupa të gjetur, se janë marrë shënime të detajuara për secilin trup dhe janë regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza gjeti dje trupat e 48 palestinezëve të tjerë, të cilët u “varrosën rastësisht” përreth spitalit “Kamal Adwan”.