Gaza, kirurgji pa anestezi!

Ka mungesë të barnave dhe pajisjeve mjekësore në spitalet në Rripin e Gazës për shkak të parandalimit të hyrjes së furnizimeve mjekësore në enklavën palestineze, e cila është nën sulmet dhe embargon izraelite, raporton Anadolu.

Mjekët në spitalin Aksa në qytetin Deir Belah janë të detyruar të operojnë pa anestezi pacientët e plagosur në sulmet izraelite.

Mjeku Iyad Muhammed el-Jebri, i cili punon në spital, tha se pos krizës shëndetësore në rajon, pacientëve palestinezë nuk mund t’u ofrohen shërbimet e nevojshme shëndetësore për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme mjekësore dhe gjeneratorëve.

Ai ka thënë se shumë të lënduar rëndë që kanë ardhur në spital kanë vdekur për shkak të mungesës së anestezisë.

Që nga 5 tetori, Izraeli ka nisur një operacion në shkallë të gjerë tokësore në veri të Gazës për të parandaluar rigrupimin e grupit të rezistencës palestineze Hamas. Palestinezët, megjithatë, akuzojnë Izraelin se dëshiron të pushtojë zonën dhe të zhvendosë me forcë banorët e saj.

Që atëherë, asnjë ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe karburant, nuk është dërguar në zonë, duke e lënë shumicën e popullsisë në prag të urisë. Që atëherë, sipas autoriteteve palestineze shëndetësore janë vrarë më shumë se dy mijë njerëz.

Sulmi është episodi i fundit në luftën brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë 43,922 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.

Izraeli po përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button