Gashi: Vizita në Manastir nuk do të kishte kuptim pa kaluar në Shtëpinë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kreu i Kuvendit, Afrim GAshi i cili ka qenë për vizitë në Manastir, ka vizituar edhe Muzeun e Alfabetit të gjuhës Shqipe i cili gjendet në këtë qytet.

Postimi i Gashit në Facebook:

Vizita e sotme në Manastir nuk do të kishte kuptim pa kaluar në Shtëpinë e Alfabetit të Gjuhës Shqipe; një vend ku historia jonë e kombëtare dhe pasioni për arsimin shqip kanë gjetur një strehë të përjetshme. Është gjithmonë ndjenjë e magjishme të jesh në këtë vend ku janë hedhur themelet e alfabetit të gjuhës sonë, një simbol i pavdekshëm i unitetit dhe krenarisë kombëtare. Kjo vizitë e këndshme shërbeu si një moment reflektimi mbi vizionin, guximin dhe sakrificën e paraardhësve tanë, që na mundësuan ta kemi dhe ta ruajmë alfabetin e gjuhës së bukur shqipe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button