Gashi uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Qoftë ky muaj një thirrje për mirësi, solidaritet dhe falje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për paqe, begati dhe dritë në zemrat tuaja.
Ramazani është një udhëtim i thellë shpirtëror drejt vetëdijes, përulësisë dhe dashurisë për Zotin si dhe ndaj njëri-tjetrit. Në heshtjen e agjërimit lind mëshira, forcohet durimi dhe qetësohet shpirti; në sakrificë rritet mirënjohja, ndërsa në lutje gjejmë shpresën që na bashkon.
Qoftë ky muaj një thirrje për mirësi, solidaritet dhe falje. Ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar. Qoftë Ramazani burim shprese dhe harmonie për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.



