Gashi takon ministrin e Ekonomisë të Azerbajxhanit, Mikail Xhbarov

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Baku ka realizuar takim me Ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit, z. Mikail Xhbarov.
“Gjatë vizitës zyrtare në Baku, realizova një takim me Ministrin e Ekonomisë së Azerbajxhanit, z. Mikail Xhbarov. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona, me fokus në energjetikë, tregti dhe investime. U pajtuam se ka potencial të madh për të thelluar bashkëpunimin, si në planin ekonomik, ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Në prag të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Azerbajxhanit dhe u dakorduam për të forcuar më tej partneritetin tonë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi,