Gashi takon ambasadorin e Francës, në fokus rruga europiane e RMV-së

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve aleate, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi zhvilloi takim edhe me Ambasadorin e Francës, Cyril Baumgartner. Në takim është diskutuar për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.
“🇫🇷Takim i frytshëm me ambasadorin francez në Shkup, Sh. T. Cyril Baumgartner. Konfirmuam pa mëdyshje marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e falënderova për mbështetjen franceze në të gjitha nivelet e qeverisjes për anëtarësimin në NATO dhe në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Theksova se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i parë në mandatin tim, duke u zotuar që të bëj përpjekje për ta realizuar sa më shpejt këtë synim tonin strategjik.
E falënderova ambasadorin Baumgartner për mbështetjen e plotë të Republikës së Francës për kryerjen e funksionit dhe marrjen e përgjegjësive në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut“, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.


