Gashi takon ambasadoren jorezidente të Mongolisë, thekson forcimin e diplomacisë parlamentare

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka zhvilluar një takim zyrtar me Sajana Lkhagvasurin, ambasadore jorezidente e Mongolisë, duke riafirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit institucional.

“Në këtë takim riafirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Gashi në njoftimin e tij në Facebook, duke bërë të ditur se diskutimet janë fokusuar në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit parlamentar dhe rritjen e dialogut politik.

Sipas tij, palët kanë shkëmbyer mendime edhe për “mundësitë e partneritetit në fusha me interes të përbashkët”, duke vënë theksin në nevojën për komunikim më të strukturuar dhe më intensiv mes institucioneve përkatëse.

Gashi ka theksuar gjithashtu angazhimin e tij të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. “Theksova përkushtimin tim personal dhe institucional ndaj diplomacisë parlamentare”, ka deklaruar ai.

Në fund të takimit, është arritur edhe një dakordim konkret për hapat e ardhshëm. “U dakorduam që përmes Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit të intensifikojmë komunikim më të strukturuar në të ardhmen”, ka bërë të ditur kryeparlamentari, duke e cilësuar takimin si një hap pozitiv drejt thellimit të marrëdhënieve mes Kuvendit dhe institucioneve homologe të Mongolisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button