Gashi takohet me ish-presidentin e Shqipërisë Rexhep Meidani

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka realizuar takim me ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Meidani.
“Gjatë bisedës sonë, ndamë pikëpamje për zhvillimet politike dhe sociale në rajon, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. E vlerësova kontributin e tij në historinë e demokracisë shqiptare dhe u shpreha i bindur që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të vazhdojë të thellohet në të ardhmen drejt realizimit të aspiratave tona për integrim në BE”, ka shkruar kryetari i kuvendit, Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button