Gashi takohet me Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Theodoros Roussopoulos

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Theodoros Roussopoulos.
“Pata nderin të mirëpres në Kuvend, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Theodoros Roussopoulos.
Në këtë takim, i cili u zhvillua në vigjilje të 30-vjetorit të anëtarësimit tonë në Këshillin e Europës, shqyrtuam arritjet e tre dekadave të bashkëpunimit. Diskutuam gjithashtu për mënyrat e reja të forcimit të demokracisë parlamentare dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Shpreha mirënjohje për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e reformave në sistemin tonë ligjor, ndërsa ritheksuam gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet tona, me përkushtim ndaj vlerave europiane që na bashkojnë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button