Gashi takim të veçantë me diasporën shqiptare në Tetovë: Mirënjohje të thellë për kontributin e tyre

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë një vizite në Tetovë ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilën e quajti “gurthemel të shoqërisë”.

“Një takim i paharrueshëm dhe momente të veçanta me diasporën tonë të çmuar gjatë vizitës në Tetovë”, shkroi Gashi, duke vënë në pah rolin e pandashëm që ajo ka në zhvillimin e vendit.

Ai shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të diasporës në vendlindje, duke e cilësuar përkushtimin e tyre si një forcë të pazëvendësueshme në çdo hap të progresit të shoqërisë.

Sipas tij, ky takim ishte një mundësi për të ndarë pikëpamje dhe për të forcuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button