Gashi: Shkolla “Azem Morana” është një tempull frymëzues për brezat që do të vijnë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka vizituar familjen Morana, ku është pritur me respekt e nderim të veçantë. Ai ka vlerësuar vendimin që shkolla të mbajë emrin e iluministit Azem Morana, duke e cilësuar si “një akt të veçantë mirënjohjeje për sakrificën e tij, si një njeri që dha gjithçka për arsimin dhe lirinë”.

Gjatë takimit me Këshillin Organizativ të Shkollës “Azem Morana”, Gashi ka theksuar se pas shumë përpjekjesh, me vendim të qeverisë, kjo shkollë është shndërruar në “një tempull frymëzues për brezat që do të vijnë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button