Gashi së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare takojnë përfaqësues të Institutit për Politikë Evropiane

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Institutit për Politikë Evropiane, në kuadër të projektit për nxitjen e pjesëmarrjes publike në dialog konstruktiv politik.
“Diskutuam për hapat e ardhshëm dhe rëndësinë që Kuvendi të jetë pjesë aktive e kësaj nisme, e cila synon të forcojë debatin e informuar, të ulë polarizimin dhe të krijojë ura komunikimi mes qytetarëve dhe deputetëve. Ofrova mbështetjen institucionale dhe logjistike të Kuvendit për realizimin e aktiviteteve të projektit dhe për të avancuar dialogun demokratik në vend”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi, përcjell Alfax.mk



