Gashi rrëfen procesin e bashkimit të opozitës

Opozita shqiptare u bashkua dhe po synon të bëjë Presidentin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë në emisionin Libero me Resul Sinanin, kreu i Alternativës Afrim Gashi rrëfeu angazhimin e tij në procesin e vështirë që solli deri te bashkimi i katër partive në një tabor opozitar, në koalicionin VLEN.

“Nuk kisha dasht ta marr meritën e këtij procesi, por vërtetë qe një vit e gjysmë, nëse ka diçka me të cilën shkoj të fle e të zgjohem në mëngjes është ideja se si të bëhemi bashkë. Jetojmë ende me një shtet multietnik me një palë maqendonase që është sllave, me dallime shumë të mëdha edhe kombëtare edhe etnike, e dallime të tjera. Andaj realizimi i çështjes kombëtare tek ne nuk është çështje e lehtë. Sa më shumë që shkapërderdheni, sa më shumë që jeni të ndarë iu bije fuqia politike dhe iu bie mundësia që t’i realizoni ato qëllime”, thotë Gashi.

Sipas tij, ideja është që kesaj radhe politikanët shqiptarë duhet ta tejkalojnë vetveten.

“Ka pasur plot probleme mes neve si parti politike, si liderë, si gjithandej. Por është me rëndsi njeriu ta tejkalojë vetveten. Hapin e parë që e kam bërë, e kam bërë duke ia shtrirë dorën Bilall Kasamit, me të cilin kemi qenë me një parti e pastaj jemi ndarë. Kur filloi ai proces, u inkurajua edhe Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike, i cili bëri një parti e u shkëput nga BDI-ja. Tash së fundmi edhe Arben Taravari iu bashkua kësaj lëvizje për ndryshim dhe sot kjo është krijuar një frymë gjithëpopullore e shqiptarëve”.

Pavarësisht suksesit në zgjedhje, edhe pse është i bindur se do të kenë shumë sukses, Gashi tha se është më i lumtur për arritjen e bashkimit të shqiptarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button