Gashi priti në Kuvendin e RMV-së figurën e njohur të diasporës shqiptare në SHBA, Bruno Ceka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, priti në një vizitë miqësore Bruno Cekën, një figurë të shquar të diasporës shqiptare n

ë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bruno Ceka, udhëheqës i Fondacionit Ndërkombëtar Ceka dhe ish-kryetar i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC), u prit me respekt të veçantë nga kryeparlamentari Gashi, i cili vlerësoi kontributin e tij të pandërprerë për çështjen kombëtare dhe përkrahjen e proceseve zhvillimore në të gjitha trevat shqiptare.

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat aktuale në rajon si dhe për nevojën e forcimit të lidhjeve mes diasporës shqiptare dhe institucioneve shtetërore. Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe përfshirjes së diasporës në zhvillimet kombëtare.

Vizita e z. Ceka u cilësua si një shenjë e fuqishme e mbështetjes së diasporës për institucionet shqiptare dhe për përpjekjet për një të ardhme më të bashkuar dhe më të zhvilluar për shqiptarët kudo që ndodhen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button