Gashi: Presidentja Sijlanovska prezantoi prioritetet dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Kuvend, është mbajtur seanca plenare në të cilën Presidentja e shtetit, Gordana Sijlanovska ka mbajtur fjalimin e saj për fundvit.
“Në fjalën e saj, Presidentja u ndal në zhvillimet kyçe të vitit të kaluar, pritshmëritë për të ardhmen, si dhe potencoi fushat prioritare ku duhet kushtuar vëmendje e veçantë. Ajo riafirmoi pozicionin e shtetit në nivel ndërkombëtar dhe preku një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Gashi.



