Gashi: Përmirësimi i kushteve të jetës për banorët e Dizhonit, janë zotimi ynë për qeverinë e re

Kryetari i partisë Alternativa dhe njëri nga krerët e koalicionit opozitar VLEN, Afrim Gashi, ka vizituar lagjen e Dizhonit në Çair në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Gashi u premtoi banorëve përmirësim të jetës në këtë anë.
“Përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve të jetës për banorët e Dizhonit, janë zotimi ynë për qeverinë e re. Bashkë për ndryshim.
Ndryshimi ia VLEN!”, ka shkruar Gashi në Facebook bashkëngjitur me foto nga takimi me banorët e kësaj lagjeje.