Gashi pas takimit me Kurtulmush: Bashkëpunimi ynë me Turqinë në kuadër të NATO-s është dëshmi e angazhimit tonë për paqe në rajon dhe botë

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi gjatë ditës së sotme realizoi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Numan Kurtulmush.

Pas takimit, patën një deklaratë të përbashkët për media ku Afrim Gashi theksoi raportet e mira me Republikën e Turqisë si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë që kanë këto dy shtete.

“Bashkëpunimi ynë në kuadër të aleancës së NATO-s, OSBE dhe Këshillit të Europës, është një dëshmi tjetër e angazhimit tonë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë. Turqia ka qenë një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbetet një partner i rëndësishëm për modernizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve tona ushtarake. Kjo mbështetje e ndërsjellë është thelbësore për forcimin e pozitës tonë të përbashkët në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button