Gashi pas interpelancës: Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

Pas dështimit të interpelancës ndaj tij, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Statusi i plotë i Gashit në Facebook:

Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.

I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.

I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.

Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button