Gashi: Paqja lind nga toleranca, ndërsa toleranca kërkon dashuri e respekt të ndërsjelltë përtej dallimeve
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka mirëpritur fëmijë nga të gjitha përkatësitë etnike dhe fetare për të shënuar Ditën Ndërkombëtar të Tolerancës.
“🌍Në Kuvendin e RMV, përmes një ngjarje frymëzuese, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës.
Paqja lind nga toleranca, ndërsa toleranca kërkon dashuri e respekt të ndërsjelltë përtej gjitha dallimeve. Fëmijët janë e ardhmja, e neve na takon ta ndërtojmë të ardhmen mbi vlerat e tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë.
Prandaj së bashku me fëmijë të përkatësive të ndryshme etnike, kulturore e fetare, treguam se mund të kultivojmë dhe ushqejmë këto vlera për një shoqëri më të bashkuar, paqësore dhe të përbashkët. ✨”, shkroi Gashi.