Gashi–Pamer: Thellim i bashkëpunimit parlamentar dhe kulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. z. Martin Pamer, ku është diskutuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer”, ka shkruar Gashi në një njoftim në Facebook.

Sipas tij, gjatë takimit është konfirmuar karakteri miqësor i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe janë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në disa fusha me rëndësi.

“Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale, duke u ndalur veçanërisht te bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe thellimi i bashkëpunimit parlamentar”, theksoi kryeparlamentari.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe zhvillimet aktuale politike dhe perspektiva europiane e vendit.

“Shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë”, shkroi Gashi.

Në fund, ai shprehu mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë.

“Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit”, përfundoi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button